Surprise Me!

24 oret e fundit perpara zgjedhjeve lokale (29 Shtator 2000)

2020-12-05 0 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
Është mbyllur fushata elektorale për zgjedhjet e fuqishme lokale të 1 tetorit. Nga mbrëmë në orën 1 të natës dhe deri nesër në mbrëmje kur të mblidhen kutitë e votimit, nuk lejohet asnjë aktivitet elektoral apo propagandistikë për kanditatët apo partitë që do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Sot është fundi i muajit të shtatorit dhe të fushatës elektorale gjatë së cilës u zhvilluan qindra e mijëra mitingje dhe takime elektorale.
Kjo fushatë u cilësua si e qetë dhe pa incidente. Për herë të parë fushata mori hapësira dhe dimensione të reja. Me pasqyrimin e saj në mediat elektronike e cila duhet thënë e luajti një rol emancipues për garën e së dielës. Nesër rreth 2.5 milion zgjedhës shqiptarë priten t'u drejtohen kutive të votimit në gjithë vendin për të zgjedhur kryetarët e bashkive, komunave dhe këshilltarët lokalë.
Për këtë në Shqipëri kanë mbërritur 300 vëzhgues ndërkombëtarë dhe rreth 1000 vendas të cilat do të merren me monitorimin e procesit zgjedhor. Policia e Rendit do të marrë në ruajtje të gjitha qendrat e votimit. Forcat Speciale janë angazhuar në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në të gjithë qytetet. Ndërsa trupat ushtarake , Garda dhe Policia Ushtarake me urdhër të kryeministrit janë caktuar të ruajnë objekte të rëndësisë së veçantë dhe godinat qeveritare kryesore të shtetit shqiptar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon