Surprise Me!

Top News - Shkrumbohet kampi i refugjatëve/ Moira greke ishte më i madhi në Europë

2020-12-05 0 Dailymotion

Natën e së mërkurës, kampi i refugjatëve Moria në Greqi është përfshirë nga flakët. Në orët e mëngjesit të së mërkurës flakët u përhapën me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga era që arrinte shpejtësinë e 70 km në orë. Autoritetet nisën evakuimin e kampit, menjëherë pas shpërthimit të zjarrit në kontenierët, ku qëndronin refugjatët. Për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo viktima. Sipas mediave greke të gjithë njerëzit janë larguar nga hapësira e kampit të zhuritur. Ndihmës në terren dhe organizata humanitare kanë raportuar, se si flakët dhe tymi vështirësonin daljen nga kampi. Moria është kampi më i madh i refugjatëve në Greqi dhe Europë. Prej vitesh ai është i tejmbushur, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Migracionit në Greqi aty qëndronin 12.600 refugjatë në një kohë kur kapaciteti i tij ishte për vetëm 2800 vetë. Para shpërthimit të zjarrit ka pasur trazira mes migrantëve, sepse kampi prej ditësh është vendosur në karantinë për shkak të shpërthimit të një rasti të virusit Corona. Të martën u bë e ditur, se numri i të infektuarve është 35. Si reagim disa migrantë donin të largoheshin nga kampi, për t'u mbrojtur nga infektimi, raportoi agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA. Ndërkohë që disa të infektuar dhe persona kontakti kanë refuzuar që të largohen dhe të dërgohen në izolim. Video në rrjetet sociala tregojnë njerëz të trembur që vijnë vërdallë pa ndihmë, edhe të tjerë që këndojnë "bye, bye Moria!" Nëse zjarret janë vendosur nga migrantët apo banorët e ishullit, nuk është e qartë. Pas shpërthimit të zjarrit, banorët e kampit kanë qëlluar forcat e zjarrfikësve me gurë, dhe janë përpjekur t'i pengojnë në shuarjen e zjarreve. Në vend ishin edhe njësi speciale të policisë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Camp#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon