Një ditë pas takimit të ambasadores amerikane Kim me kreun e BKH-së Aida Hajnaj, edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca ka "zbarkuar" në zyrën e saj këtë të mërkurë (9 shtator).

BE do të mbështesë kompletimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit por nuk dihen ende temat specifike të diskutimit mes diplomatit dhe Hajnaj.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta bën me dije se Aida Hajnaj do të vijojë me disa takime të tjera me diplomatë të tjerë në ditët në vazhdim.

Ndërkohë ditën e djeshme (8 shtator), ambasadorja Kim zhvilloi takim me Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja ku fokusi i takimit ishte përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare.

Përveç ambasadores, të pranishëm ishin edhe ekpertë të FBI-së të cilët do të merren me përzgjedhjen e agjentëve shqiptar.

Report Tv mësoi se pjesë e diskutimeve ndërmjet Kim, Krajës dhe Hanjajt kanë qenë edhe hetimet e hapura nga të cilat pritet rezultat si proçese korrupsioni dhe narkotrafiku e pastrim parash.

Pas takimit, Kim nuk preferoi të prononcohej për mediat teksa vetëm disa orë më pas ajo postoi në Tëitter teksa tha se BKH ka mbështetje të plotë nga ShBA.