Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike ka mbyllur sot fushatën elektorale në Shkodër. Shkodra dhe gjithë Shqipëria tha lideri demokrat Sali Berisha me 1 tetor do të ndëshkojnë kusarët të cilët me 2 tetor do t'ja mbathin nga Shqipëria. Berisha nuk la pa përmendur në fjalën e tij dhe vizitën e Kryeministrit Meta në Shkodër. Kusar erdhi tha Berisha, kusar iku ndërsa Shkodra mbeti e pamposhtur.
Nga sheshi kryesor i Shkodrës Berisha iu drejtua dhe kandidates socialiste për Shkodrën, Esmeralda Uruçi. Pas buzëqeshjes tënde tha ai, fshihet cinizmi i Fatos Nanos, ndërsa pas makiazheve të tua fshihet mjekra e tij. Në tetor tha Berisha, Shkodra dhe gjithë Shqipëria me fitoren e madhe do të vendosin për fatin e bardhë të Shkodranëve dhe fatin e zi të kusarëve.
"Unë ju jap fjalën se me 1 tetor është fundi i kusarëve dhe se qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të mposhtë varfërinë dhe mjerimin. Gëzuar fitoren, rroftë Shkodra, qyteti i përjetësisë kombëtare."
Në 2 tetor tha Berisha, Shkodra, Korça, Vlora dhe e gjithë Shqipëria do të jenë blu./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/