Surprise Me!

Vendimi për rishikim të buxhetit, pas masave ekonomike

2020-12-05 5 Dailymotion

Ministria e Financave tek tani do të bëjë analizë nëse nevojitet një ri-planifikim i ri i buxhetit të shtetit. Së pari, në tryezë duhet të përcaktohet grupi i katërt i masave ekonomike, sa do të kushtojë dhe si do të ndikojë në buxhet, që pastaj të vendoset nëse do të ketë rishikim të dytë, thonë nga Ministria e Financave. Disa komuna kanë paralajmëruar tashmë për vështirësi financiare nëse shpenzimet për punonjësit e përkohshëm bien në llogari të tyre.

Pasi që të diskutohet pakoja e katërt e masave dhe të vlerësohen implikimet fiskale, do të vlerësohet nëse ka nevojë për rishikim të dytë të buxhetit - thonë nga Ministria e Financave.

Rishikimi i dytë i arkës shtetërore ndodhi në maj, gati dy muaj pas shpërthimit të pandemisë në vend. Me rishikimin e buxhetit, qeveria rriti shpenzimet me 53.7 milion euro nga ato të planifikuara fillimisht. Qeveria arsyetoi rritjen e anës së shpenzimeve dhe uljen e të ardhurave si të nevojshme për trajtimin e pandemisë.

Ministria e Ekonomisë 9.8 milion euro
Ministria e Shëndetësisë 10.6 milion euro
Ministria e Arsimit 5.6 milion euro
Agjencia e Punësimit 2.5 milion euro

Megjithatë, Qeveria me rishikimin e buxhetit ua zvogëloi buxhetet e pothuajse të gjitha ministrive, ndërsa përkohësisht u ndërprenë të gjitha masat për subvencione siç ishin ato për dritare PVC, panele diellore, shporete me peleta dhe të ngjashme.

Andrea Cobanova

Buy Now on CodeCanyon