Çfarë ka ndodhur me dosjet speciale? Veteranët e ish-UÇK-së pretendojnë se mijëra dosje të Gjykatës Speciale dikush i la në pako para dyerve të zyrave të tyre. Më pas ato u morën nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Mbi katër mijë dosje të Gjykatës Speciale u lanë para derës së selisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të hënën e kësaj jave, nga një person siç thuhet anonim. Në këto dokumente janë edhe emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë edhe nga Serbia, me të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale. Kështu të paktën pretendojnë drejtuesit e OVL të UÇK-së, në një konferencë për medie. Përmbajtja e këtyre dokumentave të pretenduara është e panjohur dhe nuk dihet ende, nëse ato janë origjinale.

Zyrtarët e OVL të UÇK-së publikuan edhe pamje të videove, ku shihet një person i maskuar që lë para derës së tyre një pako brenda së cilës ishin dosjet. Vetëm një ditë më pas, hetues të Gjykatës Speciale vizituan zyrat e veteranëve dhe sipas kryetarit të kësaj organizate Hyseni Gucati, ata u dorëzuan hetuesve kopjet e dosjeve të Gjykatës Speciale. Zyrtarë nga Dhomat e Specializuara dhe nga zyra e Prokurorit të Specializuar nuk pranuan të komentojnë lidhur me dosjet, sikundër nuk konfirmuan nëse i morën të gjitha dosjet nga zyrat e OVL të UÇK-së.

Rrezik për dëshmitarët

Menjëherë kanë reaguar përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Sipas tyre me publikimin e njoftimit nga OVL e UÇK-së që ata posedojnë dosje të klasifikuara, dëshmitarët potencialë të proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ndjehen të frikësuar. Kështu tha për mediet lokale Bekim Blakaj, drejtues i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Sipas tij, vet mënyra se si u prezantuan këto dokumente nga zyrtarët e OVL të UÇK-së, u la të kuptohet se ?qëllimi kryesor është të frikësohen dëshmitarët?. ?Nga konferenca për medie theksi u vendos më shumë në dëshmitarë që t?ua bëjnë me dije se e dinë se kush janë ata dhe se i dinë edhe adresat e tyre. Po besoj se ishte një mënyrë për t?i frikësuar dëshmitarët, por gjithsesi për të komprometuar dhe për t?ia ulur edhe më shumë imazhin në Kosovë, Dhomave të Specializuara?, thotë Bekim Blakaj.

Rasti të ndiqet penalisht

Kurse një njohës i çështjeve të drejtësisë, Betim Musliu, thotë se kjo çështje duhet hetuar shumë seriozisht dhe nëse konfirmohet se dosjet e lëna në zyrat e OVL të UÇK-së, janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale, atëherë, personat përgjegjës duhen ndjekur penalisht. ?Është e papranueshme, sidomos për faktin se po ndodh në kohën kur kjo gjykatë është duke zhvilluar procedura, ka aktakuza të publikuara nga prokuroria, të cilat është duke i shqyrtuar dhe kjo në vetvete përbën një rrezik dhe përbën një tendencë për të komprometuar në tërësi punën e Gjykatës Speciale?, thotë Betim Musliu.

Me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër presidentit të K...