http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nje seri investimesh. Shefi i qeverise pa nga afer punimet per ujesjellesin ne malisine e madhe nga ku tha se shume shpejte banoret do te kene uje pa nderprerje.
Në Shkodër ku ndodhet për të inspektuar nga afër punimet e disa investimeve në infrastrukturë dhe shërbime, kryeministri Edi Rama u premton banorëve të Malësisë së Madhe se në fundin e Tetorit do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm.
Sipas kreut të qeverisë pas tre dekadash problemi i furnizimit me ujë merr fund me zëvendësimin e gjithë rrjetit të vjetër me një sistem të ri të shpërndarjes së ujit të pijshëm.

Pas inspektimit në ujësjellësin e rindërtuar të Koplikut, kreu i qeverisë do të vazhdoje me këqyrjen e punimeve për by-pass e Shkodrës, punimet në shkollën Llesh Nik Daka apo takimet me fermerët e zonës përfitues të ndihmës financiare për investime në sektorin e bujqësisë.