#tvora #rtvoranews
Nga Shkodra, ku ka qenë duke inspektuar by passin e këtij qyteti, kryeministri Rama ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kaluar.

Ai u shpreh se qeveria e Berishës kishte llogaritur edhe këtë segment si të mbaruar, por që faktikisht, sipas Ramës, po mbarohet vetëm sot.

Po ashtu, Rama shtoi se tenderat e bërë ishin për faqe të zezë dhe kanë sjellë kosto edhe si ajo e Elbasan-Tiranës për buxhetin.

Rama: Kjo është një histori e trashëguar nga e kaluar. Po ndërtohet sot, por ishte llogaritur si e bërë, këto 4 kilometrat. Ato 10 milionë kilometrat që llogarit Saliu ishte edhe ky që s?ka mbaruar akoma edhe sot.

Tendera kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë, i kanë bërë me projekte që u shtohen kostove rrugës, i kanë bërë edhe si ajo Tiranë-Elbasan që kthehen edhe në kosto për shtetin shqiptar. Se sheh rrushi rrushin e piqet dhe u bashkua rrushi i kuq me rrushin blu dhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.

Ajo që ka vlerë është se ne do ta ndërtojmë. Nuk shoh asnjë problem nga pikëpamja panoramike, se nuk është shëtitore, por rrugë makinash. Nga pikëpamja e peizazhit është më së miri.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rama-tenderat-e-rrugeve-te-saliut-kosto-u-bashkua-rrushi-i-kuq-me-rrushin-blu-e-bene-leng-buxhetin-e-shtetit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv