http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Detaje të reja mesohen per arrestimin e gjyqtares se apelit të korces Mimoza Margjeka bashkëshortit të saj dhe disa personave të tjerë, të akuzuar për korrupsion. Përgjimet e kryera nga struktura e posacme antikorrupsion tregojnë se historia nis me përpjekjet e familjes Bali për të nxjerrë nga burgu djalin e saj, Orionin.Vëllai i tij, Nejton Bali ka ndërhyrë te gjykatësja Margjeka përmes avokatit Skënder Demiraj. Ishte ky i fundit që gjeti sekserin Klaudio Zhilla, që siguroi dhe kontaktet me gjykatësen.Demiraj i ka kërkuar 6000 euro Nejton Balit, për të zgjidhur çështjen e të vëllait.Ndërsa paratë i ka marrë Arben Cara, bashkëshorti i Mimoza Margjekës. SPAK-u e zbardhi gjithë skemën e korrupsionit duke përgjuar bisedat telefonike të zhvilluara nga Nejton Bali me të ëmën, ku ata diskutonin se ku do t?i gjenin paratë dhe mënyrën e dorëzimit. Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se disponohen edhe materiale filmike. Të premten pritet që gjyqtarja Margjeka, aktualisht në arrest shtëpie, të dalë në gjykatën e posacme për rivlerësimin e masës së sigurisë.
