Pamje dramatike transmetojnë mediat greke dhe ato të huaja pas zjarrit të dytë që ka shkrumbuar edhe ato pak çadra të mbetura nga kampi famëkeq i Morias në ishullin e Lesvos ,i cili u dogj thuajse tërësisht natën e së mërkurës.

Familjet e dëshpëruara, shumë me fëmijë të vegjël, kaluan një natë të dytë në qiell të hapur, duke fjetur në rrugë ,madje edhe në një varrezë aty pranë , në kushte çnjerezore . Ishulli ndodhet tashmë në gjendje te jashtëzakonshme ,ndërsa në këto rrethana as që bëhet fjalë për masat kundër pandemisë dhe vlerësohet se shumë prej të prekurve me Covid-19 ndodhen në mes te turmës .

Ministri i Emigracionit që ka deklaruar se azilkërkuesit kanë vënë zjarr në kamp për shkak të masave të karantinës të vendosura pasi 35 persona rezultuan pozitivë me coronavirus ka theksuar se përveç një anijë që ka mbërritur në ishull mëngjesin e së enjtes dhe do të strehojë përkohësisht 1000 vetë , priten edhe disa anije të tjera që do lehtësojnë disi situatën me të pastrehët.

Për pjesën tjetër të azilkërkuesve, çadrat dhe ndihma tashmë kanë mbërritur në Lesvos nga gjithë Greqia dhe do t?u shpërndahen të prekurve në zonen e Morias më pak të prekur nga zjarri.

Ndërkohë banorët e Lesvos kane bllokuar rrugën kryesore që të çon në kampin e djegur, duke ndaluar mekanikët dhe mjetey e tjera të brigadave që duan të rindërtojnë qendrën e pritjes së emigrantëve, madje duke ndaluar me forcë edhe deputete të parlamentit të vizitojnë zonën. Ishulli tashmë është kthyer në mollë sherri pasi banorët dhe emigrantet duan që të mbyllet përfundimisht kampi i njohur edhe si ?Ferri i Tokës? , ndërsa qeveria kërkon ta rindërtojë përsëri.

Mesditën e së enjtes pasi kanë mbërritur në Selanik , rreth 400 fëmijë të pashoqëruar nga kampi i Morias , janë larguar drejt vendeve të BE-së. Në një mobilizim të ri për situatën në ishull, Brukseli ka dërguar në Lesvos, komisionerin e posaçëm Margaritis Schinas ,ndërsa intensifikohen thirrjet brenda BE-së për reformën urgjente të sistemit të azilit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Emi...