Surprise Me!

Struga ballafaqohet sërish me probleme me ujin e pijshëm

2020-12-05 0 Dailymotion

Qytetarët e Strugës dhe gastronomët ankohen për probleme të shpeshta me ujin e pijshëm. Gjatë ditës, ujë nuk ka për disa orë ose presioni është i ulët. Thonë se nuk mund të mbajnë as higjienën personale, të përgatisin ushqim ose të funksionojë sektori i shërbimeve.

?Njerëzit kompetent në ndërmarrjen e furnizimit me ujë nuk dinë çfarë bëjnë, po e lënë tërë qytetin pa ujë gjatë sezonit"

Probleme ka edhe në zonat rurale të komunës. Situata më kritike është në Dellogozhdë, Veleshtë dhe një pjesë e Tateshit.

Edhe gastronomët thonë se pësojnë dëme të mëdha.

?Trup që Struga, si qytet turistik të kemi vazhdimisht probleme me ujin. Njëherë kisha probleme me punën. Mbeta pa ujë. "Të nesërmen kishte ujë, por i  bardhë si kosi"

?Ndodh shpesh që të ketë presion të dobët nga çezma dhe shpesh kemi problem për të larë gota, filxhanë apo për të bërë kafe"

Nga Komuna e Strugës thonë se nuk ka vazhdimisht probleme me furnizimin me ujë, por vetëm ndonjëherë. Thonë se dalin në terren dhe i zgjidhin problemet. Ndryshe, shumë shpesh arsyeja për çezmat e zbrazëta dhe presionin e ulët është rrjedha e ulët e burimeve në Shum dhe Belicë nga ku qyteti dhe zona përreth furnizohen me ujë.

Miki Trajkovski

Buy Now on CodeCanyon