Surprise Me!

“Dua të eci si shokët”/ Thirrja e dëshpëruar e adoleshentit, prej 9 vitesh në karrocë

2020-12-05 5 Dailymotion

Shkëlqim Islamaj ishte vetëm 9 vjeç kur ndjehu për herë të parë shenjat e një sëmundje që do e luftonte gjithë jetën. Historia e dhimbshme adoleshentit u trajtua pasditen e sotme në emisionin ?Pa Gjurmë? në Report Tv, ku mes dhimbjesh familjarët rrëfyen se si Shkëlqimi deri në moshën 9 vjeçare ishte një fëmijë energjik, plot ëndrra e gëzonte shëndet të plotë. Por, papritur kishte filluar të shfaqte simptomat e para të një sëmundjeje të quajtur distrofi muskulare. Feride Islamaj, nëna e tij tregon se për ata është shumë e vështirë ta shohin djalin në atë gjendje.
?Deri në moshën 9 vjeçare djali ka ecur rregullisht, pastaj nuk po lëvizte më, e dërguam në një spital dhe atje na thanë që djali ka distrofi muskulare. Që nga ajo kohë, ne kujdesemi vetë për djalin natë e ditë, është shumë e vështirë po skemi çfarë të bëjmë. Shkëlqimin nuk e kemi dërguar as në shkollë,por ai di të shkruaj dhe të lexoj sepse e ka mësuar motra e vogël në shtëpi?-u shpreh nëna.
Ndërsa vetë Shkëlqimi rrëfen se i kujtohet gjithçka cfarë ka ndodhur në momentet e para kur ndjeu dhimbjen në këmbë.
?Që në moshën 10 vjeçare kam filluar të ndjej dhimbje, nuk kisha forcë dhe muskujt më dhimbnin. I thashë nënës që më dhëmb këmba, por sëmundja përparoi shumë shpejt dhe unë nuk munda më të eci. Dua edhe unë të eci si gjithë bashkmoshatërët e mi, prandaj thirrja ime për të gjithë ata që po na ndjekin është të më ndihmojnë të kurohem?-tha adoleshneti.
Sot, Shkëlqimi jeton në Babrru, vetëm më prindërit, të cilët janë të pa punë dhe bënë fizioterapi të theshta vetëm 3 herë në jave, ku secila kushton 20 mijë lekë të vjetra por për gjendjen në të cilën ndodhet familja Islamaj është e pa mundur tja paguaj,dhe e vetmja shumë mujore që shkëlqimi mer është 30 mijë lekë të reja. Babai i djalit mban shpresa për kurim të të birit t në klinika më të specializuara jashtë vendit.
?Shpresa kemi për jashte shtetit...sepse na kanë thënë që mund të shërohet. Ne jemi në kushte tepër të vështira ekonomike.Ja kemi ndërprerë medikamentet sepse nuk kemi mundësi t?i përballojmë. Shkëlqimi e ka të nevojshme nje ilaç në muaj i cili kushton 170 mijë lekë të vjetra, por as atë nuk e marrim më nuk kemi me se ta blejmë-? tregoi babai.

Për tu lidhur me redaksinë e emisionit ?Pa Gjurme? mund të kontaktoni në numrin 00355699955698 ose 044417778.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Buy Now on CodeCanyon