Pasdite janë mbledhur në një takim të papritur krerët e partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate. Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj thotë se takimi ishte i rregullt. Tha se temë kryesore ishte marrëveshja e Uashingtonit.

?Kemi diskutuar për shume aspekte të dialogut. Ka qenë i dobishëm. Jemi në një dinamikë të re. Duhet të fokusohemi fuqishëm që Kosova të jetë sa më e përgatitur që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë?.

Për Limajn mes partnerëve të koalicionit nuk ka mospajtime. ?Mendoj që nuk ka mospajtime, ka nevojë për koordinim më të ngushtë, parapërgatitje profesionale dhe mbështetje të fuqishme politike.Mos të bëhet gara kush është patriot e kush tradhëtar, kërkohet një pjekuri politike?.

Kohët e fundit ka pasur përplasje të shumta ndërmjet dy partnerëve kryesor të koalicionit qeverisës LDK e AAK, kryesisht për çështjen e dialogut, madje para se të nënshkruhej marrëveshja në Uashington, kreu i AAK-së Haradinaj e kishte kundërshtuar fuqishëm pikën për Ujmanin duke kërcënuar madje edhe me largimin e ministrave të partisë së tij nga qeveria.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/