Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Komisioni Zgjedhor i qeverisjes vendore të Tiranës, e ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të shtyjë edhe për disa orë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale. Nga procesverbalet e mbërritura deri tani në KQZ, rezultojnë 28 bashki të fituara nga socialistët, 9 i përkasin demokratëve, ndërsa 19 bashki janë në balotazh. Përsa i përket komunave, nga 309 komuna gjithsej, 113 i kanë fituar socialistët, 50 demokratët, 6 PBDNJ, ndërsa një komunë e kanë fituar legalistët.

Në 170 komuna në balotazh, në 91 prej tyre socialistët ndeshen me demokratët, në 9 komuna socialistët janë përball socialdemokratëve, në 6 komuna përball republikanëve, ndërsa në 4 komuna kundër aleancistëve. PBDNJ konkurron në balotazh në 3 komuna kundër socialistëve. Në 2 komuna socialistët janë vënë përballë të Djathtës së bashkuar, ndërsa në një komunë me Partinë Agrare.

Ndërkohë zgjedhjet do të përsëriten në dy komuna në Shkodër dhe një komunë në Elbasan./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/