Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Krerët e Partisë Socialiste, kanë udhëzuar drejtuesit lokal të kësaj partie, në zonat ku do të zhvillohen balotazhet, më 15 Tetor, që të marrin të gjitha masat për të siguruar fitoren. Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi tha, se aleatët do të mbështeten në zonat ku ndeshen me demokratët, ndërsa atje ku kandidojnë socialistët ata do të konsiderohen kundërshtarë.

Gramoz Ruçi:- ?Qëndrimi me aleatët tanë është ai qëndrim që kemi përcaktuar që në fillim në marrëveshjet me ta. Në 11 bashkitë dhe komunat ku ne nuk jemi prezent, pozicioni i elektoratit tonë, pozicioni i strukturave tona do të jenë në mbështetje të kandidatëve aleatë. Në të gjitha të tjerat pastaj, të gjithë janë konkurrent të barabartë dhe neve kërkojmë që të fitojë kandidati jonë?.

Duke filluar nga dita e hënë, krerët socialistë, do të nisin turin elektoral në të gjitha zonat, komunat dhe bashkitë ku ata ndodhen në balotazh./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/