Surprise Me!

Gati pr/ligji për goditjen e pastrimit të parave! Të gjitha llogaritë bankare në një regjistër

2020-12-05 0 Dailymotion

TIRANË- Llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë ku janë të vendosura sende me vlerë të klientëve të hapura në 5 vitet e fundit do të kontrollohen nga institucionet tatimore. Ky është synimi i ligjit të ri të hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave dhe kërkon të godas fenomenin e pastrimit të parave. Projektligji ?Për Regjistrin Qendror Të Llogarive Bankare? do të bëjë të mundur krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare të individëve, bizneseve si dhe të organizatave jo fitimprurëse. Çdo informacion do të ruhet në regjistër deri në 10 vite.<br /><br />Ai do të ngrihet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dhe do të administrohet nga Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas relacionit shoqërues një nismë e tillë është marrë në kuadër të rekomandimeve të Task-Forcës Financiare FATF për të parandaluar pastrimin e parave.

Buy Now on CodeCanyon