Kolonjë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Novosela".

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kolonjë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponjat", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbanin armë zjarri në banesë, qëlluan në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por identifikohen dhe vihen në pranga gjatë operacionit.

Dy autorët e dyshuar, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë por me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme "Shqiponjat", neutralizohen dhe vihen në pranga.

Policia sekuestron arsenal armësh e municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë pas njoftimit të marrë se në fshatin Novoselë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikiminn, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Pas veprimeve të shpejta profesionale, policia ka arritur të identifikojë dy autorët e dyshuar të cilët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos i shoqëruar në Komisariat.

Në këtë kuadër është organizuaur dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Novosela", ku pas ndërhyrjes profesionale të Forcës së Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, u bë kapja dhe prangosja e shtetasve:

S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, (vëllezër), banues në Novoselë.

Gjithashtu këta shtetas, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, në momentin kur forcat do të ushtronin kontroll në banesën e tyre, ku konkretisht u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip "Zastava" me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë, të cilat i posedonin pa leje.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy shtetasit e mësipërm, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, ku si pasojë e të shtënave një predhë ka rënë në banesën e shtetasit Q. B., pa shkaktuar dëme.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike".

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/