Surprise Me!

Llogarite bankare nuk do te jene me "sekret" | Lajme - News

2020-12-05 3 Dailymotion

Të dhënat e llogarive bankare të individëve dhe bizneseve nuk do të jenë më ?sekrete?. Drejtoria e Tatimeve, Shërbimi Informativ dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista, do të kenë akses në një regjistër, i cili do të krijohet me të gjitha llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë të çdo individi dhe biznesi në Shqipëri.

Nisma ligjore është hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe pritet që së shpejti të depozitohet në Kuvend.

Të dhënat do t?i shërbejnë tatimeve për të identifikuar tatimpaguesit që kryejnë evazion fiskal, shmangin taksat dhe nuk paguajnë detyrimet tatimore, ndërsa organet e tjera do të kenë për qëllim zbulimin personave që kryejnë vepra penale në fushën e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Në këtë regjistër do të kërkojë të dhëna edhe autoritetet që punojnë në fushën e hetimit, Prokuroria, policia dhe agjenci të tjera të lidhura me to.

Pas miratimit të nismës nga Kuvendi, regjistri do të krijohet brenda 3 muajsh, ndërsa bankat dhe institucionet e tjera financiare detyrohen të dërgojnë të dhënat e çdo llogarie të klientëve të tyre brenda 60 ditëve.

Në rast vonese ose deklarimi të rremë, institucionet financiare do të ndëshkohen me gjobë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon