Surprise Me!

Top News - Koncert mbi çati/ Në kushtet e distancimit social

2020-12-05 0 Dailymotion

Muzikantët e orkestrës simfonike të Dresdenit, në Gjermani, kanë zgjedhur të mbajnë koncerte në tarracat e disa godinave të larta në Dresden Prohlis, duke përdorur 9 tromba, katër trumpeta, katër daulle kineze dhe vegla të tjera frymore.

Njerëzit mund të shijojnë kështu muzikën nga dritaret e tyre ose nga rruga. E kjo në një kohë kur pjesa më e madhe e eventeve kulturore në qytet janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Distanca mes tarracave përbënte sfidën më të madhe teknike për organizatorët. Larg nga njëri tjetri, muzikantët mund të dëgjojnë vetëm tingujt e instrumentave të tjerë. Ndaj u mendua një zgjidhje; një sinjal reference që muzikantët e merrnin përmes kufjeve dhe përmes të cilit mund të orientoheshin.

Për të siguruar që të gjithë tingujt do të mbërrinin tek audienca në të njëjtën kohë, muzikantët që gjendeshin më larg duhet të fillonin të luanin më herët.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#Concert#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon