#tvora #rtvoranews
Situatë e tensionuar në uzinën e Ballshit. Naftëtarët po tentojnë të çajnë kordonin e policisë për tu futur në uzinë. Në mbështetje të policisë ka shkuar dhe FNSH. Ka herë pas here përplasje mes tyre.

Ashtu siç paralajmëruan tre ditë më parë, naftëtarët e Ballshit kanë vijuar me përshkallëzimin e protestës këtë të hënë.

Ata po tentojnë të futen me forcë në uzinë. Para dyerve të rafinerisë është vendosur një kordon policie.

Kërkesat e tyre mbeten të njëjta.Tu shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe pastaj të mbyllin rafinerinë, ose të nisë puna në uzinë por me kontratë.

?Të na japin detyrimet dhe uzinën ta çojnë për skrap ku të duan.Vinë vjedhin dhe nuk ngopen, ishalla e paguajnë. Shteti të na japë çfarë na detyrohet. Kemi fëmijët në shkollë, nesër fëmijët tanë mund të ulen në karriget e tyre, nëse bëhen si këta politikanë mos u bëfshin kurrë? tha një naftëtar i revoltuar.

?Duam lekët tona!? thirrën më pas ata në kor.

Fillimisht u tentua të hyhet me forcë në portën kryesore dhe më pas në një tjetër hyrje.

?U bëj thirrje forcave të policisë private të mos provojnë punëtorët dhe turmën? tha kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj.

?Mashtrime të radhës për tu përçarë juve për të mos kërkuar bukën e fëmijës. Në rafineri ka rënë bomba, nuk shërbehet më në rafineri brenda. Nuk duam një Gërdec në Mallakastër. Unë punoj mbi reaktorët, nuk u shërbet reaktorëve kimik. Mos të ndodhë si në Bejrut, jemi në rrezik të gjithë. Këtë forcat e rendit nuk e dinë, të vinë specialistët dhe ta shohin? tha më tej Dautaj.

Për të shmangur incidentet ka mbërrritur edhe FNSH.

Naftëtarët nuk lejohen ti afrohen uzinës por këta të fundit thonë se janë të vendosur që sot të futen në ambientet e punës.

Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/rikthehen-protestat-naftetaret-e-ballshit-tentojne-te-futen-me-force-ne-uzine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv