Ndryshe nga kryeqyteti një problematikë që po haset në rrethe është mungesa e mjediseve për të kryer mësimin në kushtet e pandemisë, që dikton mes shumë masave edhe distancimin fizik. Ne do të shkojmë në këtë pjesë të programit në qytetin e Elbasanit pasi duket se Bashkia e qytetit i ka dhënë një zgjidhje shumë praktike këtij problemi. Janë rreth 200 shkolla, kopshte e çerdhe të Bashkisë së Elbasanit fillojnë e vitit të ri mësimor 2020-2021. Në një periudhë jo të zakonshme të diktuar nga COVID-19, godinat duhet të plotësojnë kushte shtesë sidomos për sa i përket higjienës dhe ruajtjes së distancës. Për t?i ardhur në ndihmë Zyrës Arsimore Rajonale, Bashkia e Elbasanit ka vënë në dispozicion edhe mjediset e saj si: Teatri Skampa, Pallatit i Sportit, Qendra Rinore etj., në rast se shkollat do të këtë nevojë për ambiente, nisur nga fakti që do të ruhet distanca mes nxënësve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel