Lajme Arkiva 2000
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Shkëlqim Cani vërejti se tremujori i dytë i vitit 2000, shënoi një gjallërim të aktivitetit ekonomik dhe përmirësim të treguesve kryesorë makroekonomik. Bie në sy veçanërisht rritja e prodhimit bujqësor, rritja e prodhimit industrial në sektorin shtetëror, vazhdimi i gjallërimit të sektorit të ndërtimit si dhe rritja e investimeve private. Gjithashtu zgjerimi i aktiviteteve tregtare me botën si dhe ulja e papunësisë.
Përveç muajit qershor, një periudhë tjetër norma e inflacionit ka vazhduar të jetë negative. Megjithatë Banka e Shqipërisë synon që për këtë vit inflacioni të mbetet në shifrat 2%. Vërehet se rritja në aktivitetin tregtar ka ardhur si rezultat i rritjes që shënoi importi, ndërkohë që eksporti pasohet në rënie ndaj muajve paraardhës.
Efektin më të madh në rritje e dhanë importet e larta në makineri dhe pajisje, metale bazë dhe produkte minerale duke zbutur efektin e rënies që regjistroi importi në mjete transporti, ushqime dhe fruta-perime./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/