Detaje të reja dalin nga rasti i plagosjes së përmbaruesit privat Baftjar Nela në Sarandë.

Bashkëshortja e Aleksandër Çamandioti ka sqaruar ngjarjen për Report Tv ku thotë se përmbaruesi shkoi në shtëpoinë e tyre në orën 7 të mëngjesit të sotëm.

Sipas saj, disa persona shkuan në shtëpinë e tyre dhe i ranë derës me grushte e shqelma dhe kërkuan të flisnin me Çamandiotin.

Gjithashtu ajo pohon se situata u acarua dhe filluan të kapeshin me fjalë por shprehet se nuk e ka parë momentin e plagosjes me thikë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka folur dhe avokati i Çamandiotit i cili shprehet se në mirëbesim i ka dhënë ndërtuesit të pallatit 72 mijë euro për kryerjen e gëemimeve , me premtimin se do të merrte dy apartamente kur objekti të përfundonte, hyrje në të cilat familja jeton prej 11 vitesh.

Avakoti i familjes Camandioti pretendon se kjo situatë erdhi pas një vendimi skandaloz të Gjykatës së Sarandës pasi gjyqi u zhvillua për sigurim padie, ndërsa vendimi është dhënë për dorëzim objekti.