Lajme Arkiva 2000
Luftë mes policisë dhe një ish të dënuari në Shkodër. Janë rikthyer orët e tmerrit me breshëri armësh në qytetin verior. Mbrëmë vonë rreth orës 22:00 në vendin e quajtur Arra e Madhe në qendër të Shkodrës, një furgon i policisë i bën shenjë të ndalet për kontroll formal një makine tip Golf, por drejtuesi këtij mjeti kërkesës së policisë për të ndaluar i përgjigjet duke shtuar më shumë shpejtësinë.
Në këtë moment dhe policia detyrohet t'a ndjekë. Në ndjekje e sipër shoferi i Golfit tenton të nxjerrë pistoletën dhe nga dritarja qëllon policinë. Pasi furgoni i policisë i ka devijuar plumbave , policët brenda tij janë kundërpërgjigjur me zjarr, por pa kapur shoferin rebel që po ndiqnin. Ndjekja ka vazhduar deri kur u gjet mjeti i braktisur.
Pas kërkimeve të para rezultoi se pronari i Golfit, njeriu që për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë përdori dhe plumbat ndaj saj, ishte 27-vjeçari Nik Bulsani i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Tashmë ai është në kërkim nga policia dhe duhet të përgjigjet për plumbat drejtur saj.
Dje ministri Poçi ka theksuar dhe njëherë se nuk do të falet asnjë që nuk i bindet policisë. Rasti i mbrëmshëm në Shkodër vjen pas vrasjes në aksion të drejtorit Zylyftari dhe goditjes një ditë më parë të makinë së shefit të Rendit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/