Ka pasur dhe tensione e përplasje mes tyre. Punonjësit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura si dhe rinisjen e punës pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania por as nga Ministrja e Energjitikës. Ata prisnin që ditën e sotme të vinin përfaqësues nga kompania.<br /><br />Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj ka dalë në një deklaratë përpara naftëtarëve dhe me një mesazh drejtuar administratorëve të uzinës në mbrojtje të saj dhe jeës së komunitetit.<br /><br />Ai thotë që protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.