VLORË- Një aksident ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier. Sipas informacioneve, makina ka dalë nga rruga dhe një person ka humbur jetën.<br /><br />Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina ka fluturuar disa metra në rrugë dhe si pasojë e përplasjes së rëndë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e trupit të pajetë.
