Surprise Me!

Ndryshime ne Ministrine e Rendit dhe ne komisariatet e rretheve - (7 Tetor 2000)

2020-12-05 1 Dailymotion

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Valë ndryshimesh në titullarët e Ministrisë së Rendit dhe shefat e policisë në rrethe. Pas deklaratave të ministrit Poçi për largimin e elementëve të politizuar dhe të paaftë nga radhët e policisë. Aktualisht në të gjitha strukturat e rendit, po bëhet një studim dhe bilanci i rezultateve konkrete të secilit. Vala e ndryshimeve të drejtuesve në terren ka filluar me largimin e Paulin Roltës nga drejtori i policisë së prefekturës Dibër dhe emërimin e Gjon Sulit, ish-shefi i zyrës së gatishmërisë në ministri në postin e drejtorit për Dibrën.

Pas Dibrës, në radhë për ndryshim është edhe komisariati i Tropojës, në një pjesë të mirë të strukturës së tij. Ndërkohë për Tiranën pas largimit të Nikoll Vatnikës, vendin si shef i komisariatit nr.3, e ka zënë Ilo Keçka, ish-shef dhe drejtues në Tropoj, Pogradec, ndërsa në tre vjetët e fundit pedagog në Akademinë e Rendit.

Ndërsa në ministri, ndryshimet në emra po studiohen për t?u realizuar së bashku me ristrukturimin e sektorëve. Pas pezullimit të Arben Ujkës si shef i sektorit të antidrogës, po studiohet edhe shkrirja e disa sektorëve të tjerë për të realizuar drejtorinë e përgjithshme të krimit të organizuar. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon