Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike ka pezulluar përgatitjet dhe fushatën e saj për balotazhet. Sipas nënkryetares së kësaj partie, Jozefina Topalli, kjo kondicionohet nga pjesëmarrja e PD dhe pjesëmarrja nga shtyrja e afatit dhe ndryshimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka konfirmuar gjithashtu, se PD do të lërë bosh vendet në këshillat bashkiak, në zonat që ajo nuk njeh rezultatin.

Topalli është ndalur edhe tek manipulimi i listave. Sipas saj, qeveria shqiptare, jo vetëm ka dënuar një të drejtë elementare të qytetarëve të saj, por ka shkatërruar në mënyrë përfundimtare institucionin e votës së lirë, si bazë për stabilitetin dhe progresin e këtij vendi. Topalli ka paraqitur si dëshmi tjetër falsifikimi, refuzimin nga KQZ për t?i dorëzuar opozitës hard diskun me të dhënat bazë nën pretekstin se përbën sekret për shtetin./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/