E ftuar në emisionin në Report Tv Elisa Spiropali tha se PS nuk do të ketë koalicion me asnjë parti tjetër dhe do të shkojë e vetme në zgjedhje me vetëm popullin aleat.<br /><br />"Ne do të shkojmë në zgjedhje me emrat tanë me PS-në dhe Edi Ramën dhe në koalicion të fortë me shqiptarët. Nuk kemi aleatë të tjerë, nuk jemi armiq por konkurrentë", tha Spiropali.
