Lajme Arkiva 2000
Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve publike dhe private pasi ka monitoruar pasqyrimin e raundit të parë të zgjedhjeve për pushtet lokal, ka vlerësuar pozitivisht punën e medias shqiptare qendrore dhe vendore gjatë fushatës. Por, në motitorimin e raundit të parë ky këshill tërheq vëmendjen në disa aspekte në kundërshtim të ligjit me mediat.
Disa media nuk kanë përcaktuar burimin e informacionit apo kanë vendosur komente emocionale. Ndërkohë që mediat vendore kanë pasqyruar më shumë informacione të marra nga zyrat partiake dhe nuk kanë dhënë informacion të dalë nga komisionet zgjedhore.
Disa operatorë të radiotelevizioneve kanë pasqyruar propagandë edhe pas datës 30 shtator dhe datës 1 tetor, tërheq vëmendjen KKRT-ja. Duke kujtuarr se për balotazhet në datën 13 sipas ligjit, përfundon afati për propagandën. Ky këshill do të vazhdojë të monitorojë dhe pasqyrimin e fushatës zgjedhore në raudin e dytë zgjedhor duke ushtruar autoritetin e tij sipas ligjit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/