Lajme Arkiva 2000
Kryetari i ri i Bashkisë Tiranë Edi Rama del përsëri në fushatë elektorale. Duke nisur nga sot deri të premten në orën 10:00 ai sëbashku me krerët e Partisë Socialiste, fillon fazën e dytë të fushatës elektorale për balotazhet e zgjedhjeve lokale. Vetë Rama ka siguruar mandatin 3-vjeçar në krye të bashkisë më të madhe, atë të kryeqytetit që në raudin e parë të 1 tetorit ku arriti të sigurojë 53% të votave, ose 20 mijë vota më shumë se kandidati i tij demokrat, Besnik Mustafaj.
Fushata e Ramës do të vazhdojë në 11 minibashkitë e Tiranës të cilat kanë kaluar në balotazh. Në të vetmen minibashki votat kanë shkuar për kandidatin socialist. Sot Rama sëbashku me stafin e tij elektoral të hipur nëpër furgonet me sloganin e tij elektoral, do të shkojë për t'u takuar me zgjedhësit në 4 minibashkitë e para. Fushata e kryetarit të ri do të zgjasë 4 ditë për t'u mbyllur në një takim të zgjeruar ditën e premte./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/