Lajme Arkiva 2000
Avokati i Shemsie Kadrisë, boses së firmës "Gjallica" ka akuzuar sot prokurorin e çeshtjes Bilbil Meta se ka falsifikuar provat për dy akuzat e reja të klientes së tij, kalim ilegal të kufirit dhe falsifikim dokumenti. Fotokopja e pasaportës me emrin Filiz Adem me fotografinë e Kadrisë nuk është provë e mirëfilltë ka pretenduar avokati Shefqet Muçi duke i kërkuar prokurorit të sjellë pasaportën false si provë për fillimin e hetimit.
Klientja ime ka lëvizur në kufi me anë të pasaportës së shërbimit që dispononte, ka deklaruar Muçi. Në seancën e sotme, Shemsie Kadria ka refuzuar nëpërmjet avokatit të saj t'iu përgjigjet pyetjeve të avokatit Mark Pëllumbi, avokat i ortakut të saj Garxhalliu.
Ky proces nuk është real ka deklaruar avokati Muçi. Vetëm nëse Prokuroria sjell në sallën e gjyqit Garxhalliun, unë do të ballafaqohem me të është qëndrimi i ish boses së Gjallicës, e vetmja e pandehur e ulur në bankën e gjyqit nga tre të akuzuarit si mashtrues nëpërmjet Gjallicës./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/