Surprise Me!

Nano fushate ne Rreshen, prezanton Marie Biben per kryetare bashkie - (8 Tetor 2000)

2020-12-05 2 Dailymotion

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, në turin e tij për raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal, ka prezantuar në qytetin e Rrëshenit, kandidaten socialiste për kryetare bashkie, Marie Biba. Mes socialistëve të Rrëshenit, Nano ka premtuar se në qoftë që gjatë viteve të qeverisjes së PS, u bë e mundur që Rrësheni të jetë vetëm 50 minuta larg kryeqytetit, me Metën kryeministër dhe Marie Bibën në krye të bashkisë, Mirdita do të jetë edhe më afër.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Me liritë që ju keni dhënë qytetarëve, ka ende mjaft njerëz që abuzojnë deri për të vrarë dhe unë vazhdoj të vlerësoj më shqetësim që PD e Mirditës është shumë afër me veprime kriminale. Unë nuk besoj që ky është elektorati demokrat i Mirditës, por strukturat e kriminalizuara të PD në qendër dhe në Rrëshen, duhen goditur dhe neutralizuar me votë në mënyrë që me forcën e ligjit, me qeverisjen tonë, përfundimisht të shpërbëhen?.

Në fjalën e tij, Nano ka premtuar se pushteti do të menaxhohet me kujdes. Nuk do të lë Gjinushin dhe Partinë e tij, të krijojë modelin e të majtës që abuzon me pushtetin, ka premtuar Fatos Nano./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon