Shkolla 9-vjeçare ?Papa Kristo Negovani? në Kolonjë rrezikon të mbyllet vetem 1 ditë pasi u hap, pasi një sanitare është infektuar me Covid-19.

5 mësues që kanë pasur kontakte me të janë izoluar dhe po presin rezultatet e tamponit. Izolimi i tyre ka pezulluar procesin mësimor për nxënësit e dy klasave të treta dhe dy klasave të katërta.

Jashtë kamerave, Drejtoria Arsimore në Korçë thotë se nëse tamponi rezulton pozitiv, shkolla do të mbyllet dhe mësimi do bëhet online. Kjo shihet si zgjidhje më e mirë edhe nga vetë prindërit.

Të dyshuar si të prekur nga Covid në Bashkinë e Kolonjës janë edhe 5 mësues të tjerë të shkollave të qytetit, të cilët gjithashtu janë karantinuar.

Në Tiranë janë identifikuar 12 mësues dhe 3 nxënës të infektuar, të cilët u përkasin tre shkollave të ndryshme, por asnjëra nuk është mbyllur, pasi rastet janë izoluar përpara fillimit të procesit mësimor.

?Është ?Jeronim De Rada?, është shkolla e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe është një tek shkolla ?17 Shkurti?, që kanë qenë të gjithë pa kontakte, pa filluar viti i ri shkollor?, shprehet shefja e Epidemiologjisë, Abikela Prejsi.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, shkollat jane udhëzuar të zbatojnë protokollet e nevojshme.

?Çdo ndryshim i gjendjes së fëmijës duhet të jetë alarm për të na dhënë indicie dhe për të thelluar gjykimin mjekësor dhe hetimin epidemiolologjk?, thotë Prejsi.

Sipas epidemiologëve, rastet e identifikuara me Covid-19, mund të çojnë nga mbyllja e një klase në mbylljen e një shkolle dhe në kthimin e mësimit online.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/