#tvora #rtvoranews

Artisti shqiptar,Robert Aliaj i cili gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut me stilin unik që e karakterizon ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e vogëlushes së tij, Gala në The Voice Kids, Belgjikë.

Në një lidhje me skype për emisionin Tempora me gazetaren Sonila Meço, Aliaj tregoi emocionet dhe kënaqësinë që ndjen që është babai i një super talenti të konfirmuar tashmë botërisht.

Ai shprehet se ky trofe ka sjellë një tjetër dinamikë në familje dhe pas kësaj fitore të Galës shumë gjëra do të ndryshojnë.

?Është kënaqësi prindërore. Ky trofe sjell një tjetër dinamikë një tjetër ndryshim në familje . Ndryshojnë shumë situata sepse angazhimet tani janë krejt tjetër gjë?

Aliaj njëkohësisht është edhe menaxheri i vajzës së tij dhe kush më mirë se ai do e bëntë këtë gjë. Gala si një vajzë e urtë dhe e vëmendshme ka lehtësuar punën e të atit për ta menaxhuar atë.

?Për mua ka qenë mjaft e thjeshtë pasi Gala ka qenë një fëmijë i urtë. Mjafton t?ja thoje njëher gjërat dhe i bënte menjëherë. Nuk ka qenë e vështirë me Galën të punosh?? tregon Roberti.

Gazetarja Sonil Meço nuk le pa bërë dhe një krahasim midis Robertit si artist në kohën e tij dhe Galës tani.

Gjëja që më bëri përshtypje të krahasohen dy brezat është se si një vend ta jep mundësi të të ndryshojë jetën, pasi i ndryshoi jetën Galës. Nuk e di nëse do të kishte të njëjtën mundësi në Shqipëri pasi ngjitja nga Belgjika për në skenat botërore është më e lehtë. Si e ndjen tani raportin e Robertit 15, 20 ,30 vjeçar me Galën që arriti këtë sukses?

?Një sukses i tillë që përkon shumë me mua në të njëjtat vite edhe me ëndrrat time që unë as e mendoja suksesin. Sepse unë nuk kam kërkuar sukses në jetën time edhe u mësova kështu dhe vazhdova një karrierë që të plotësoja nevojat time si artist dhe aspak për të kërkuar suksesin.?

?Kur bëj paralelizëm midis eksperiencave të Galës dhe eksperiencat time në atë kohë janë shumë të ngjashme si emocion dhe jashtëzakonisht të pangjashme si ngjarje. Është jeta ime 15 vjeçare e ndryshuar me photooshop. Sepse ndërkohë unë endërroja Gala i bën gjërat realitet sot, mundësitë janë të tjera sot?

Rrugëtimi i Galës tani është i gjatë dhe shumë suksese e presin. Roberti tregon se i gjithë suksesi i saj i mëtejshëm do të varet nga puna e Galës dhe nga familja se sa afër do i qëndrojnë dhe sa do e motivojnë atë.

Çfarë e pret Galën?

?Varet nga puna e Galës. Voice nuk ishte asgjë, psikologjikisht Gala ishte krejtësisht e qetë që edhe po të mos fitonte nuk e kishte fare problem, nuk u fut për garë. Unë kam punuar gjithë kohës për këtë gjë,edhe më parë pasi një sukses nuk është asgjë, madje shpesh herë është më i dëmshëm se një dështim. Sepse dështimi të motivon të bësh diçka kurse suksesi të devijosh. Gala është në rregull deri në këtë moment. Ecuria e Galës varet nga Gala dhe nga ne se sa afër do i qëndrojmë?? përfundon fjalën e tij Roberti.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ne-kohen-time-une-enderroja-kurse-gala-i-ben-...