Surprise Me!

Penne me domate dhe mozzarella në furrë nga zonja Vjollca

2020-12-05 3 Dailymotion

Penne me domate dhe mozzarela në furrë
Përbërësit:
400 gr makarona pene
pak vaj, pak gjalp 1 lugë gjelle
1 qepë
500 gr domate
250 gr rikota
200 gr mozzarella
3 lugë gjelle parmixhano i grirë
borzilok
kripë dhe piper të zi
gjalp për lyerjen e tavës
Përgatitja:
Në një tigan të thellë vendosim vaj, 1 lugë gjelle gjalp. E lëmë sa gjalpi të shkrijë dhe shtojmë në të 1 qepë të prerë në kubikë të vegjël. E kaurdisim për 5 minuta deri sa qepa të zbutet, domatet të qëruara nga lëkura dhe I shtypim me shypsen e puresë, kripë. Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kripë, pennët dhe I lëmë ato të ziejnë për 2 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë. Në një tas vendosim rikotën, një garuzhdë salcë domate. Përziejmë rikotën me salcën dhe shtojmë makaronat I përziejmë së bashku. Lyejmë një tepsi me gjalp dhe shtojmë ½ e makaronave mbulojmë ato me feta mozzarella me ½ salcës me domate dhe shtojmë makaronat e mbetura. I nivelojmë ato në tepsi vendosim mbi makarona salcën e mbetur duke e shpërndarë uniform e mbulojmë me parmixhanon të grirë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-30 minuta. E servirim të shoqëruara me sallatë.

Buy Now on CodeCanyon