Surprise Me!

Ora News - FOTO/ I intubuar dhe me dëmtime në të gjithë trupin. Ja gjendja e Preng Gjinit te Trauma

2020-12-05 1 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Ora News siguron pamje nga brenda Spitalit të Traumës të Preng Gjinit, 50-vjeçari që i shpëtoi mbrëmjen e djeshme një atentati me eksploziv në Tiranë.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, Gjini është i intubuar dhe me dëmtime në pothuajse të gjitha pjesët e trupit.

Ndërkohë Dritan Çela, shef i kirurgjisë në Spitalin e Traumës, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij.

Sipas mjekut, gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa shtoi se pas operacionit të djeshëm sot është planifikuar një ndërhyrje edhe nga mjekët okulistë.

?Gjendja e pacientit që ka ardhur dje me eksploziv është aktualisht e stabilizuar. Pacienti për momentin është duke bërë një intervent nga okulistët. Përsa i përket operacionit të djeshëm, është bërë mirë në përgjithësi. Kanë ndërhyrë disa grupe mjekësh. Në përgjithësi të gjitha parametrat kanë qenë stabël dhe gjatë natës kanë qenë të stabilizuara.

Ka patur kryesisht dëmtime në kokë, dëmtime të syve, dëmtime në qafë, një cifël i ka mbetur në gjendrën tiroide. Dëmtime në mushkëri, dëmtime në bark. Janë hequr një pjesë zorrësh, janë qepur një pjesë tjetër?, tha mjeku.

Sa i përket gjymtyrëve, mjeku u shpreh se përveç disa gishtave në dorën e majtë që rrezikojnë të priten, nuk ka asnjë problem tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, pranë zonës së ?Vasil Shantos? në Tiranës dhe sipas policisë në atentat janë përdorur rreth 400-500 gramë lëndë eksplozive

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/foto-i-intubuar-dhe-me-demtime-ne-te-gjithe-trupin-ja-gjendja-e-preng-gjinit-te-trauma/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon