I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë aktori dhe moderator Eni Shehu. Disa kohë më parë, moderatorja Rudina kur ka ftuar Eni Çobanin në emision i ka ngatërruar mbiemrin duke e prezantuar si Eni Shehu.
Pas këtij incidenti të vogël, moderator Eni Shehu ka reaguar dhe ka treguar se mbiemri i vajzërisë së Eni Çobanit ka qenë Shehu. Këtë e ka zbuluar për shkak një gabimi që ka ndodhur shumë kohë më parë kur rroga e juristes kishte kaluar në llogarinë e moderatorit.
Rudina Magjistari: Në studion tonë prezantojmë Eni Çobabin (qesh), Eni Shehun. Më pëlqeu atëhere kur unë i thashë Eni Çobanit, Eni Shehu dhe ti zbulove që Eni Çobani e ka pasur mbiemrin e vajzërisë Shehu.
Eni Shehu: Rastësisht e kam zbuluar këtu në Klan. Më kanë kaluar një herë rrogën e Eni Çobanit dhe shyqyr që nuk e harxhova se nuk e di ku mund t?i gjeja lekët që t?ja rimbursoja. Nuk e vura re sepse ishte shumë i shpejtë operacioni financiar saqë ashtu siç erdhën, ashtu ikën lekët. Unë thjesht e mora vesh nëpër korridore. /tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/