http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e të martës në rrugën Apollonia në zonën e Bathores. Viktima, Jetmira Hasani, ishte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh. Ajo jetonte në katin e dytë të shtëpisë së tyre. Hasani kishte urdhër mbrojtje nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi. Ky i fundit e qëlloi ish-kunatën e tij me armë zjarri dhe u largua nga vendngjarja menjëherë pas krimit. Shkak i vrasjes janë përplasjet për motive pronësie pasi viktima dhe autori jetonin në një banesë.