Surprise Me!

Top News - Shqiptari më i kërkuar/ Njihet si mjeshtri i arratisjeve

2020-12-05 18 Dailymotion

Dritan Rexhepi është shqiptari që dyshohet se është pjesëtar dhe me rol kryesor të rrjetit të drogës në Europë. Ai është një nga shqiptarët me të kërkuar në botë.

Rexhepi është arratisur nga burgjet e tri shteteve dhe kapur nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vite pas arratisjes nga një burg i Belgjikës.
Shqiptari u ndalua nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë. Ai kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin, por gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli.

Dritan Rexhepi, i cilësuar si ?mjeshtri? i arratisjeve, nuk kërkohej vetëm nga Shqipëria, ku akuzohet për vrasjen e dy policëve në vitin 1999. Ka qenë pikërisht shteti belg, ku Dritan Rexhepi u arrestua për herë të fundit, por arriti të arratisej nga burgu më 2 tetor të vitit 2011.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DritanRexhepi#Interpol#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon