Surprise Me!

Ora News - PD padi në SPAK për ministrin Klosi dhe kryebashkiakun Peçi: Shkatërruan mjedisin

2020-12-05 4 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Partia Demorkatike ka dorëzuar në Prokurorinë e Pisaçme Antikorrupsion (SPAK), 3 padi penale ndaj Minsitrit të Turizmit dhe Mjedisit, kryetarin e bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë, Zamir Dedej dhe Edison Konomi.

Sipas PD, ata janë përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës ?Uji i Ftohtë? në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

Partia më e madhe opozitare, tha se përmes korrupsionit, qeveria ka shkatërruar pasuri te mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi

Gjatë 8 viteve, qeveria e Edi Ramës ka bërë dëme të mëdha në çdo fushë. Ekonomia është më keq, njerëzit nuk gjejnë punë, çdo gjë bëhet me para në dorë, krimi është më i pushtetshmi, njerëzit janë më të pasigurt. Mes shumë dështimeve, që rëndojnë dhe ndikojnë për keq jetën e përditshme të qytetarëve, krimet mjedisore janë nga më të rëndat.

Përmes korrupsionit, janë shkatërruar pasuri te mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.

Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës ?Uji i Ftohtë? në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit.

Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë ?Gjoka Konstruksion?. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si ?Shkalla e Tujanit? (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.

Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.

Padia e dytë është për drejtorin famoz të Klosit, Zamir Dedej.

Ai ka VJEDHUR, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike (deri më sot) fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston! Kjo veç në Absurdistan mund të ndodhë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka me padi të gjitha të dhënat për shkeljen e ligjit.

(Sic mund t?a shihni ne fotot bashkëngjitur janë përdorur numra NIPT të ndryshëm për shpallje, fitues tenderi dhe për formularë nënshkrimi kontrate të fituar dhe asnjë nga këto 2 NIPT nuk i përket kësaj shoqate!)

Ky rast është për Guinnes, pasi i ka dhënë një shoqate qindra mijëra euro pa qenë e regjistruar fare në QKB dhe as nuk ka fare NIPT!

Padia e tretë është per Termet Peçin,...

Buy Now on CodeCanyon