Uragani Sally ka lënë pas ura të dëmtuara dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë zonës juglindore të Shteteve të Bashkuara më 16 shtator.

Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se disa pjesë jugore të Shteteve të Bashkuara janë përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të mëdha në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vërshime ?historike dhe katastrofale?, ndërkohë që priten vërshime tjera.

Pensakola në Florida, ka regjistruar vërshime prej 1.5 metrave, derisa qasja në qytet u është pamundësuar rreth 50,000 personave, për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara.

Në qarkun Eskambia, që përfshin Pensakolan, të paktën 377 persona janë shpëtuar nga zonat e vërshuara, ka thënë sherifi, David Morgan.

Sally ka zbarkuar në brigjet amerikane më 16 shtator si uragan i kategorisë së dytë, me erëra deri në 170 kilometra në orë. Stuhia besohet se ka lënë një person të vdekur në Allabama.

Sipas faqes që përcjell të dhënat mbi energjinë elektrike, poweroutage.us, rreth 550,000 banorë të Allabamas, Floridas dhe Misisipit kanë mbetur pa rrymë.

Vlera e dëmit të shkaktuar nga stuhia pritet të arrijë në 2 deri në 3 miliardë dollarë. Sally është stuhia e tetë tropikale që ka goditur Shtetet e Bashkuara në këtë sezon.

Sipas hulumtuesve të Administratës amerikane për Çështje Atmosferike dhe Oqeane, intensiteti i uraganeve dhe shkalla e shkatërrimit të tyre është rritur prej viteve 1980, pasi temperaturat janë rritur.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#SallyHurricane#TopChannel