Surprise Me!

Eldi Dizdari kapet në Dubai si pjesë e kartelit ndërkombëtar të trafikut të kokainës - Vizion Plus

2020-12-05 9 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Eldi Dizdari që akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të kokainës në Europë.
Dizdari u kap në Dubai në kuadër të maksi operacionit ?Los Blancos?, ku u vunë në pranga 20 persona në disa shtete të Europës.
Dizdari apo sic njihet edhe me emrin tjetër Denis Matoshi dyshohet se ishte ?koka? e kartelit për pjesën e Shqiperisë.
Arrestohet dhe goditja e grupit u finalizuan pas 5 vitesh hetime nga disa agjenci ligjzbatuese në Europë.Dizdari ishte shpallur në kërkim edhe për ngjarjen e rëndë të 4 tetorit 2018 në ish bllok ku përplasja e armatosur solli vdekjen e Fabjol Gaxhës ndërsa mbeten të plagosur edhe Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Dyshohet se ai ka pasur përplasje me Ervin Matën, tjetër personazh që ka qënë nën hetim për masakrën në ish bllok.
Mata dhe Dizdani kanë qënë shok së bashku dhe kanë punuar në Holandë dhe Belgjike, por dyshohet se më pas mes tyre ka lindur edhe një konflikt.
Eldi Dizdari është kusheri i afërt edhe me Arbër Cekaj, biznesmeni që po gjykohet si përgjegjes për 613 kg kokainë që u gjetën në një konteiner me banane në Maminas.
Megjithatë saktësisht roli I Eldi Dizdarit sidomos në grupin e fundit criminal të shpërbërë në Firence dhe vende të tjera të Europës mbetet për tu saktësuar.
Eldi Dizdari partneri i bukuroshes Suada Sherifi, ish Miss Shqiperia.

Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Buy Now on CodeCanyon