Surprise Me!

Top News - Axhendë e ngjeshur/ Pas Athinës, Rama në Berlin

2020-12-05 0 Dailymotion

Pas ndalesave në Turqi e Greqi, kryeministri Edi rama sot është në kryeqytetin gjerman si drejtues i Kryesisë së OSBE.

Rama do të jetë të premten pjesë e panelit në Konferencën e pervitshme te Sigurisë që mbahet në Berlin me pjesemarrjen e krerëve të vendeve europiane. Kreu I ekzekutivit pritet të ketë takime me grupin e deputetëve të Bundestagut gjerman që janë pjesë e grupit të përbashkët parlamentar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Gjermania, e cila është shfaqur me kohë si mbështetëse e fuqishme e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, mban presidencën e radhës së bllokut. Rama një ditë më parë ishte në Athinë, I ftuar në forumin e organizuar nga ?The Economist?.

Kryeministri me herët kishte pasur një darkë punë me homologun grek Micotaqis, diskutimin me të cilin e cilësoi si pozitiv ndërsa u shpreh se zgjidhja e shumë problemeve mes dy vendeve është në rrugë të mbarë. Cështjen e shumëpërfolur të marrëveshjes së detit ai e preku gjatë diskutimeve në konferencë, ku artikuloi hapur idenë se ky ngerc mund të zgjidhet dhe me palë të treta.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#Berlin#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon