Surprise Me!

Top News - Komisioni për KQZ e re/ Votohet në Kuvend, 95 vota ‘pro’

2020-12-05 2 Dailymotion

Me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga grupi parlamentar i shumicës parlamentare janë caktuar Damian Gjiknuri kryetar, Alket Hyseni anëtar dhe Adnor Shameti anëtar.
Ndërkohë, nga grupet parlamentare të pakicës parlamentare u caktuan Myslim Murrizi anëtar dhe Edmond Stojku anëtar.

Lista e 20 aplikantëve të deritanishëm dominohet nga ata me profesion jurist. Ndër emrat surprizë që kandidojnë është edhe ai i ish kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sallaku, i cili këto vite ka punuar si avokat dhe është antarë i asamblesë kombëtare të PS.

Për të qenë pjesë e KQZ së re kanë dorëzuar dosjet ish kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi dhe ish anëtari KQZ Hysen Osmanaj. Ledio Braho me profesion avokat, aktiv me daljet e tij në media për çështjet e drejtësisë aspiron të ulet edhe ai në KQZ-s e re.
Këshilltarja politike e Grupit Parlamentar Socialist Odeta Berberi dhe ai i çështjeve ligjore Arenc Cela janë bërë pjesë e garës për në KQZ. Naim Mecalla është një tjetër aplikant mban postin e dekanit të fakultetit të drejtësisë në një universitet privat.

Gjithsesi, Reforma Zgjedhore ka mbetur pezull për shkak të mosdakortësisë së aktorëve politikë sa i takon dy cështjeve të nxehta, hapjes së listave dhe formulës së koalicioneve. Opozita jo parlamentare këmbëngul në marrjen e ekspertizës së OHDIR, por socialistët kërkojnë që më parë të hartohen draftet e më pas të merret mendimi ndërkombëtar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KQZ#Kuvend#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon