Surprise Me!

Edi Paloka: Do te nise nje etape e re, etapa e votes se lire (13 Tetor 2000)

2020-12-05 0 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
Sot në selinë e Partisë Demokratike është një e diel mëse normale,ndonëse zyrtarët e lartë të kësaj partie janë të gjithë nëpër zyra, ata nuk ndjekin procesin zgjedhor për raudin e dytë të zgjedhjeve pasi Partia Demokratike ka bojkotuar këtë raund. Ndërkohë zëdhenësi i Partisë Demokratike Edi Paloka e ka cilësuar raundin e dytë zgjedhor që po zhvillohet sot në të gjithë vendin, një farsë elektorale. Sipas tij 95% e kandidatëve demokratë janë tërhequr nga balotazhi.
"Në funksion të kësaj gare të turpshme janë dhe trillimet e KQZ-së dhe KQZV-ve të cilat shpallin si kandidat konkurrues në këtë balotazh, kandidatët e Partisë Demokratike të cilët në tërësi mendojnë një përjashtim dhe kanë paraqitur dorëheqjet e tyre edhe në këto komisione. Po kështu, makineria mashtruese shtetërore për të maskuar faktin e komisioneve moniste në këto zgjedhje, deklaron se komisionerët e Partisë Demokratike në tërësi janë paraqitur pranë komisioneve."
Partia Demokratike ka deklaruar sot se do të nisë një etapë të re në luftën për rivjendosjen e votës së lirë. Ndërsa reformatorët e kësaj partie kanë përshëndetur ata kandidatë që nuk janë tërhequr nga balotazhi. Ata i kanë bërë thirrje zgjedhësve që të shkojnë të votojnë gjatë kohës që ka mbetur deri në mbylljen e qendrave të votimit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon