Surprise Me!

Vrasja e Bujar Çelës, mesazh për vëllain në kërkim për grabitjen e miliona eurove n'Rinas dhe vrasje

2020-12-05 5 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.

49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja e punonjësit të policisë? kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ?Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim?, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ?Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim?.

49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion.

Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor?, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Milionat e eurove dyshohet se janë bërë shkak dhe për një serë vrasjesh në qytetin e Durrësit, pasi Çela gjithashtu akuzohet se ka lidhje me ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

I riu Alla, ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/elbasan-ekzekutimi-i-bujar-celes-dyshohet-nga-vrases-me-pagese/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon