Zëdhënësi i Bashkimit Europian për çështje të jashtme, Peter Stano e ritheksoi se në takimin mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, diskutohet për çështjet financiare dhe se per kete, janë marrë vesh vetë palët. Sa për ?aranzhimet e komuniteteve joshumicë? ai tha se nje teme e tille do të jetë në rend dite në ditët në vijim, por pa dhënë detaje tjera. Stano kujtoi se ekziston marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e sipas tij pala kosovare "duhet të vijë me një propozim për zbatimin e marrëveshjes". ?Mund të them se Kosova ka hyrë në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është bërë në mirëbesim të palëve dhe asnjëherë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova ka marrë një detyrim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Tani mbetet që ajo të propozojë një mënyrë sesi kjo ujdi të vijet në jetë?. Prapa termit ?aranzhimet për komunitetet joshumcië? të përdorur nga Stano, qëndron çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#Kosova#TopChannel