E ftuar sot në studion e Rudinës ka qenë një mjeke e cila na ka frymëzuar me historinë e saj. Edhe pse në pritje te ëmbël, ajo aktualisht është në krye të detyrës në vijën e parë të ftontit kunder Covid-19 dhe vazhdon t?i shërbejë pacientëve të infektuar.
Bëhet fjalë për mjeken e specializuar në shërbime anestezie reanimacion Krisli Serani, e cila ka treguar si e ka përballuar ajo këtë periudhë dhe si e priti lajmin e shtatzënisë në kohë pandemie.
Rudina Magjistari: Si ka qenë kjo peridhë për ju?
Krisli Serani: Ka qenë një shtatzëni e paplanifikuar që erdhi surprizë si për mua ashtu edhe për bashkëshortin. Një shtatzëni që mu desh kohë për ta pranuar, por ndërkohë puna kishte filluar, covidi kishte filluar, ekon e parë e kisha bërë me mikeshat e mia sepse isha e pabindur që isha shtatzënë sepse nuk mund ta besoja. Shumica e stafit e ka marrë vesh me vonesë. E kanë marrë vesh kur mua filloi të më dukej barku. Puna jonë është e tillë, shkon, ndërohesh, vesh kostumin dhe shkon direkt në punë, nuk ka njeri kohë të të shohë si qenke veshur sot apo sa e bukur je bërë sot. Deri diku e morën vesh nga fotot që kisha nxjerrë.
Rudina Magjistari: A u shqetësuan të afërmit e tu që vazhdoje të punoje pasi zbulove se ishe shtatzënë?
Krisli Serani: Arseli më ka mbështetur shumë, e kam një shok shumë të mirë përpara se të jetë bashkëshorti im. Mamasë ja tregova me vonëse sepse ishte pandemia, isha e izoluar nga personat e shtëpisë, ata jetonin në Durrës, unë në Tiranë. Pasi e morën vesh më pyetën, a je e sigurt që do të vazhdosh të punosh, por ata e dinë që unë jam mjeke dhe më mirë sesa unë nuk e dinte dikush tjetër.
Rudina Magjistari: Pate merak për veten tëndë?
Krisli Serani: Në disa momente po, por më shumë sesa meraku ishte kujdes. Kujdes që të vishesha, kujdes kur u zhvishnim, kujdes kur punonim me pacientët. Aty nuk kanë munguar asnjëherë veshjet, maskat dhe e ndjeja veten të sigurt. Nëse unë nuk do e ndjeja veten të sigurt, nuk do punoja.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/