Surprise Me!

Hoti: Marreveshja e 4 Shtatorit nuk eshte e demshme

2020-12-05 0 Dailymotion

Për marrëveshjen e Washingtonit kryeministri Avdullah Hoti thotë se nuk mund të jetë e dëmshme pasi është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA. Sipas tij kjo marrëveshje nuk është e përsosur por as e dëmshme. Në raportimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kryeministri ka thënë se në vazhdimin e dialogut që po ndodh në Bruksel qeveria udhëhiqet nga tri parime.

?Vlerësoj dhe jam i bindur se për herë të parë ne jemi protagonistë për njohje reciproke?, u shpreh Hoti. Por kjo marrëveshje u kritikua nga opozita. ?Nëse paska fituar Kosova zoti Hoti, çfarë fiton Kosova nga Mini Shengeni? A nuk jeni ju që idenë për një Mini Shengen e keni quajtur një Mini Jogosllavi në Ballkan?, u shpreh Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për PDK temat që po negociohen në Bruksel janë hapje e pakos së Ahtisarit. ?Këto janë pasojat, ku një qeveri lufton për propagandë, pa strategji, pa ekip dhe pa konsensus?, u shpreh Enver Hoxha, deputet i PDK-së. Kjo marrëveshje është përkrahur nga deputetët e pozitës të cilët kanë vlerësuar se me të është konfirmuar roli kyç i shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon